Piu ujë nga lumi i “shenjtë” për të treguar që ishte i pastër, ministri indian shtrohet në spital

schedule08:22 - 23 Korrik, 2022

schedule 08:22 - 23 Korrik, 2022

Ministri indian, i cili piu ujë nga një ‘lum i shenjtë’ për të dëshmuar se ishte i pastër, thuhet se është shtruar në spital. Bhagwant Mann, piu nga Kali Bein, një “lumë i shenjtë” në Sultanpur Lodhi.

Në fillim të kësaj jave, ai u shtrua në spitalin në Delhi për shkak të dhimbjeve të barkut. Kali Bein ka një rëndësi të madhe për fenë Sikh.

Incidenti ndodhi në 22-vjetorin e një operacioni të krijuar për të pastruar lumin e nisur në vitin 2000 dhe Mann piu nga Kali Bein për të provuar suksesin e tij. Dekada më parë, ujërat e zeza dhe mbetjet industriale u përhapën në Kali Bein.

Edhe pse lumi është shumë më i pastër se dikur, pirja e tij nuk rekomandohet aspak.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!