Pistoleta në tavolinë, kush ishte vlonjati tjetër që RENEA shtriu në tokë, i shpëtoi bombës

schedule21:29 - 16 Qershor, 2021

schedule 21:29 - 16 Qershor, 2021

Dy net më parë në Vlorë u arrestua Edison Begaj në një operacion blic nga RENEA në lokalin e tij. Në pamje duket momenti kur efektivët e RENEA-s i shtrijnë në tokë të gjithë personat që ishin në lokal, brenda çantës së Begajt, të cilit pak javë më parë iu bë atentat, gjetën një pistoletë duke e arrestuar.

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme në ABC, se bashkë me Begajn në lokal ishte edhe një tjetër personazh i njohur në Vlorë, Sokol Binaj, të cilit në datë 22 nëntor të vitit të kaluar iu vendos eksploziv me telekomandë në makinë, por fatmirësisht 600 gr tritol që ishte mbështjellë me një telefon celular nuk shpërtheu.

Por përse ndërhyri RENEA dhe jo policia lokale? “RENEA hyri pa e njoftuar policinë lokale. Janë çuditur që kanë parë dy furgonë.  Kanë hyrë në një Fier që nuk guxon policia aty. Kanë hyrë te Oslo në Vlorë që policia nuk vepron.  Ky është lokali i Edison Begos.

Lexo edhe: Artan Hoxha zbulon lagjet e “nxehta” në Shkodër ku mësyu RENEA: Mesazhi dhe lista e SHBA

Në këtë tavolinë është ndërhyrë për këta persona. Është ndërhyrë në këtë lokal se RENEA kishte informacion se në këtë lokal rrinë persona të skeduar nga policia. U gjetën  njerëzit e armatosur dhe pastaj u njoftua policia lokale.

Kujt do i mbyllë policia lokalin Edison Begajt? As nuk guxon ta kthejë kokën. Tashmë do presim një hetim të prokurorit pse ai personi lëviz i armatosur.  I kam parë njerëzit shumë të shqetësuar pse futet RENEA duke kërkuar armën e krimit” deklaroi Artan Hoxha. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!