Pista e Gjirokastrës, pas 30 vitesh ulen avionë turistikë e sportivë

schedule19:58 - 24 Korrik, 2022

schedule 19:58 - 24 Korrik, 2022

Vështirë ta kuptosh se përse u prit kaq gjatë. Gjirokastra, e cilësuar tradicionalisht si njëri nga qytetet kryesorë të Jugut, do të duhet të gëzohet sot që më në fund një avion sportiv i certifikuar u ul në aeroportin e saj.

I perdorur vetëm për ulje të helikopterëve në raste emergjencash, ky aeroport në të vërtetë modest, do të jetë një destinacion i ri për fluturime sportive apo turistike. Impianti tashmë është certifikuar dhe regjistruar si aeroport sportiv, ndonëse do të ketë punime për të pasur ndërtesa shërbimesh.

Për kryetarin e Bashkisë, Flamur Golemi, kjo është një mundësi turistike, pra edhe ekonomike për qytetin dhe gjithë rajonin. Pritet që ky aeroport të ndikojë në zhvillimin e turizmit në qytet dhe në Jugun e Shqipërisë, ndërsa është e qartë se kjo gjë duhej bërë vite më parë. /abcnews.al/