Pista e Bremer po zbehet, Inter mendon rinovimin e Milan Skriniar

schedule15:45 - 19 Korrik, 2022

schedule 15:45 - 19 Korrik, 2022

Interi është drejt dështimit për nënshkrimin e Gleison Bremer nga Torino.

Problemi që po hasin zikaltërit është se Juventus është duke ngritur ofertën për mbrojtësin më të mirë të sezonit të kaluar.

Inter bëri një ofertë me një shifër prej 30 milionë euro plus 5 milionë bonuse dhe kartonin e Cesare Casadeit i cili vlen rreth 8 milionë euro. Nga ana tjetër, Juventus ka berë ofertën më të mirë momentale, me 45 milionë euro plus 5 milionë bonuse dhe 5 milionë euro pagë vjetore.

Tashmë Inter po mendon të provojë rinovimin e Milan Skriniar. Mbrojtësi zikaltër është i dashur nga tifozeria dhe sigurisht ata do të preferonin të mbanin atë në ekip dhe jo të afronin dikë tjetër.

Sipas “Sportmediaset”, Inter do t’i ofrojë një pagë vjetore prej 5 milionë euro./ h.ll/abcnews.al