Tiemoue Bakayoko dhe Martin Odegaard presin të mësojnë të ardhmen e tyre. I pari është nën kontratë me Chelsea dhe vjet u huazua te Napoli, klub që sërish e dëshiron.
Gjithsesi për Bakayoko nuk dorëzohet as Milani, që e ka pasur në të shkuarën e ekip mesfushorin dhe kohët e fundit ka bërë disa marrëveshje me Chelsea. Shanset për rikthim janë reale.
Sa i takon Odegaard, për momentin norvegjezi është rikthyer te Real Madrid. Arsenali që e huazoi vjet që në fillim e shprehur dëshirën për ta blerë përfundimisht, por duhej gjetur marrëveshja me spanjollët.
AS raporton se negociatat mes dy klubeve vazhdojnë dhe janë shumë pranë mbylljes. Arsenali për Odegaard mund të paguajë 35 deri në 40 milion euro. /abcnews.al