‘Abc e Pasdites’ na prezantoi sot me dy binjakë tejet interesant, Emilio dhe Leandro Ponce nga Argjentina. Djemtë prej 8 vitesh udhëtojnë botën dhe 2 muajt e fundit i kanë kaluar në Tiranë. Ata janë artistë cirku, të cilët performojnë në rrugët e qyteteve ku ndodhen apo edhe në evente e qendra të ndryshme multifunksionale.
Me moderatorin Ermal Peçi, vëllezërit argjentinas rrëfyen rrugëtimin e tyre deri në momentin që erdhën në Shqipëri. “Kishim dëgjuar gjërat të tilla jo të mira për Shqipërinë. Kishim dëgjuar për ekipin e futbollit. Por përtej kësaj, jo shumë gjëra. Në udhëtimet tona në Maqedoni dhe Serbi u njohëm pak me Shqipërinë dhe vendosëm të udhëtonim këtu.” – shprehën djemtë.
Çfarë u pëlqen nga Shqipëria, dhe çfarë jo?
“Ne kemi ndjenjat më të mira për pispilinë. Pispilija është e preferuara jonë. Ne jemi vegjetarian, fasulet na pëlqejnë shumë, byreku me spinaq është shumë i mirë gjithashtu. Kemi provuar rakinë, ne nuk pimë alkool por gjatë udhëtimeve tona na pëlqen të kemi eksperiencat vendase. Mund të themi që është okay por nuk është e preferuara jonë.” – treguan binjakët mbi ushqimet vendase dhe eksperiencat e tyre me to.
Thumbimeve të Ermalit nuk i shpëtuan as Emilio me Leandron, të cilët të pyetur nëse janë në kërkim të dy motrave binjake për tu bërë çift, u përgjigjën:
“Ky është synimi jonë, të gjejmë binjake. Por nuk kemi gjetur vajza binjake që të dyja të jenë single, gjithmonë njëra ka qenë e zënë. Duke qenë se jemi binjakë, jetët tona janë shumë të ngjashme dhe kur na afrohet një vajzë mund të vijë te të dy ne.”
Të pyetur nga Ermali se çfarë opinioni kanë për vajzat shqiptare, reagimi i tyre ishte menjëherë i ekzaltuar dhe me gjeste pohuan se i pëlqejnë ato.
“Ne ndihem si qytetarë të botës dhe në çdo vend që shkojmë mundohemi të marrim shumë nga këto vende. Ne kemi ndryshuar shumë që kur kemi nisur udhëtimet tona nga Argjentina. Jemi qytetarë të botës por jemi krenar nga vendi që kemi ardhur.” – shprehën Emilio dhe Leandro Ponce. /abcnews.al