Në “Selman Stërmasi” po luhet derbi Tirana-Partizani, një takim i rëndësishëm për objektivat e dy klubeve, por sidomos për tifozët.
Humbja në sfidën më të rëndësishme të sezonit është e papranueshme, teksa pandemia ka ndikuar që shkallët e stadiumit të jenë bosh.
Gjithsesi, “Capital Crew”, një nga tifogrupet që mbështet kampionët e Tiranës, ia kanë dalë të shpalosin një pankartë të madhe.
“Stola bosh, stadium bosh, por ju mund të ndieni gjithnjë piskamën tonë të luftës“, lexohet në mesazhin e ultrasve bardheblu. /abcnews.al