Pirro Mani u nda nga jeta, Rama: Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër

schedule15:08 - 3 Qershor, 2021

schedule 15:08 - 3 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe regjisori të njohur Pirro Mani. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se pa të, historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. Rama i shpreh ngushëllimet e tij familjarëve ndërsa shprehet se Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore.

POSTIMI

“LAMTUMIRË USTA!

Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes.”

Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisori i njohur pasi mbaroi studimet në Unicersitetin “GITIS” në Moskë., ai punoi për 25 vite në Teatrin Kombëtar, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren e njohur Pavlina Mani. /abcnews.al/