Juventusi po kalon momentin më të vështirë të viteve të fundit. Të mërkurën (18:45) luan në Torino kundër Napolit, që ndodhet në formë pozitive, sfidë e fortë për një biletë në Champions League sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësit Demiral dhe Bonucci janë infektuar me Covid-19, ndërsa Gattuso i ka të gjithë gati në kampin kundërshtar. Ish-portieri i bardhezinjve, Stefano Tacconi shfaqet pesimist në prononcimin e dhënë për Radio Marte.
“Infektimi i Demiral dhe Bonucci me Covid-19 është një sinjal i keq. Kjo ndeshje më kujton atë që humbëm 5-1 përballë Napolit, kishim Maifredin trajner. Shpresoj të mos ndodhë e njëjta gjë, por parashikoj një katastrofë bardhezi.
Pirlo nuk duhet ta pranonte ofertën e Juventusit, tani po i vuan pasojat. Ka ndryshim të madh midis të qënurit futbollist dhe trajner. Më i miri i Napolit? Mertens; vendimtar për skuadrën me eksperiencën që ka, pastaj ka edhe ato goditje dënimi magjikë“.
Tacconi ishte portieri që pësoi gol nga Diego Maradona me goditje dënimi. Luhej Napoli-Juventus dhe “El Diez” sfidonte ligjet e fizikës me një goditje unike. “Bëhesh pjesë e historisë kur përballesh me lojtarë si Diego. Më shënoi nga goditja e dënimit, por Zoti e bekoftë Diegon“, thekson ish-portieri italian. /abcnews.al