Pirja e duhanit plak lëkurën

schedule15:01 - 22 Prill, 2021

schedule 15:01 - 22 Prill, 2021

Pirja e duhanit përshpejton plakjen e lëkurës. Pra, nëse pini cigare, synoni ta ndaloni këtë zakon.

Pirja e duhanit shkakton rrudha, ciste dhe puçrra. Bën që ngjyra e lëkurës shpesh të duket e verdhë ose gri dhe e shurdhër, dhe rrathët e errët më intensivë.

Ndërsa vlen të përmendet se gratë janë më të prekshme se burrat.

Kështu që një vajzë që fillon pirjen e duhanit në moshën 20 vjeç, në moshën 40 vjeç lëkura e saj do të duket si ajo e një gruaje 60 vjeçare!

Është shkaku tjetër më i rëndësishëm, pas ekspozimit tonë në diell, për plakjen e parakohshme të lëkurës.

Hulumtimet e fundit madje tregojnë se pirja e duhanit shkakton dëmtime të lëkurës në të gjithë trupin dhe jo vetëm në fytyrë.

Pirja e duhanit prish qarkullimin e gjakut dhe ka një efekt të dëmshëm në kolagjenin dhe fibrat elastike si dhe prodhimin e radikaleve të lira.

Rezultati është një rritje në dendësinë e lëkurës, si dhe një ulje të tonifikimit dhe elasticitetit.

Pirja e duhanit është përgjegjëse për shfaqjen e vijave të holla dhe rrudhave, veçanërisht rreth gojës dhe syve.

Gjetjet pothuajse konstante janë thatësia e lëkurës, marrja e një ngjyre gri dhe zvogëlimi i qarkullimit të lëkurës. Kjo është për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut të lëkurës, duke rezultuar në zvogëlimin e oksigjenimit dhe transportit të lëndëve ushqyese.

Lini pirjen e duhanit sot, pasi dëmtimet që kontribuojnë në plakjen e lëkurës janë kryesisht të kthyeshme kur ndaloni pirjen e duhanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!