Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Piratët sulmojnë një anije në brigjet e Somalisë

schedule14:41 - 6 Nëntor, 2025

schedule 14:41 - 6 Nëntor, 2025

Piratët kanë sulmuar një anije cisternë me flamur maltez në brigjet e Somalisë, njoftoi sot kompania e sigurisë detare Ambrey.

“U raportua se piratët iu afruan me një motoskaf dhe hapën zjarr ndaj cisternës”, tha Ambrey në një deklaratë, duke shtuar se piratët po vepronin nga një anije iraniane e rrëmbyer.

Anija cisternë po lundronte nga Sikka, Indi, në Durban, Afrikën e Jugut.



Në një deklaratë të veçantë, Agjencia e Operacioneve Tregtare Detare (UKMTO) e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se persona të paautorizuar kishin hipur në një anije në juglindje të Eyl, Somali.

Aktualisht është e paqartë nëse raportet e Ambrey dhe UKMTO i referohen të njëjtit incident, por të dyja deklaratat tregojnë një distancë të ngjashme nga bregu somalez.

Ndryshe, Operacioni Atalanta i Bashkimit Evropian, një mision kundër piraterisë rreth Bririt të Afrikës, ende nuk ka dhënë deklaratë për incidentin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!