Emisioni investigativ “Piranjat” do të trajtojë sonte një skemë mashtrimi që praktikohet në klinikat private në, Kosovë.
Bëhet fjalë për testin e intolerancës ushqimore në klinikat private. Nga investigimet e bëra, “Piranjat” kanë zbuluar se nuk ka asnjë laborator të intolerancës ushqimore as në Kosovë, as në Shqipëri, e as në Maqedoninë e Veriut.
Lexo edhe: Gjyshi ndan djalin nga prindërit e verbër, historia prekëse që do të ndiqni sonte në “Piranjat”
Ndërsa nga kërkimet online ka rezultuar se mjeket që pretendojnë se kryejnë analizat e intolerancës nuk bëjnë pjesë në Odën e Mjekëve në Shqipëri.
Për më shumë ndiqni sonte “Piranjat” më ekranin e ABC në orën 21:01.
Emisioni investigativo-statrik “Piranjat” rikthehet në ekranin e ABC-së, këtë mbrëmje, në orën 21:01. Sërish “Pirnjat” premtojnë tema delikate të cilave do u shkohet deri në fund, shpesh të trajtuara me doza ironie e komiciteti.
Emisioni i konceptuar si një show investigativ, që është eksploruar për herë të parë në ekranin e ABC-së, do të moderohet nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara.
Në 2 orë e 30 minuta Emisioni “Piranjat” do të trajtojë tema delikate, investigime dhe denoncime. Por gjithashtu do të ketë kamera të fshehta, reportazhe me histori njerëzore nga e gjithë Shqipëria. Nuk do të mungojnë as këtë sezon kronikat humoristike, të përgatitura me shumë kujdes nga piranjat e emisionit./abcnews.al/