“Piranjat” e demaskuan, mësuesi i akuzuar për pedofili më herët është dënuar me burg për kanosje

schedule15:55 - 27 Prill, 2022

schedule 15:55 - 27 Prill, 2022

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit kanë nisur hetimet ndaj 70-vjeçarit nga Prizreni me profesion mësimdhënës, i dyshuar për pedofili. Rasti u bë publik në puntatën e parë të emisionit “Piranja” në ABCnews.al.

E ndaj profesorit F.K., ky nuk është hetimi i parë. Zëdhënësi  i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj ka konfirmuar për Express se ai më parë ka qenë i dënuar me tre muaj burgim për veprën penale “Kanosje”.

E ky aktvendim sipas tij ka marrë formën e prerë me 19.02.2016.

LEXO EDHE: VIDEO/ “Piranjat” demaskuan mësuesin pedofil, Prokuroria e Prizrenit nis hetimet: Fazliu kërkoi marrëdhënie seksuale me 15 vjeçaren

Në evidencën penale, ndaj të pandehurit F.K., është I evidentuar një (1) rast me vendim të plotfuqishëm, për veprën penale Kanosja, nga neni 185 I Kodit Penal të Kosovës. Ndaj të pandehurit F.K., është shqiptuar Dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohëzgjatje prej një (1) viti nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi ka marrë formën e prerë (Plotfuqishmërinë) me datë 19.02.2016”, ka konfirmuar Lekaj.

Lexo edhe: KAMERA E FSHEHTË/ “Hajd se do mësohesh”, Piranjat demaskojnë mësues Fazliun, pedofilin nga Prizreni: Bisedat tronditëse në Facebook

Në ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar sot se ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e mësimdhënësit F.K.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës – Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit me inicialet F.K., pas raportimit të Abc News Albania në emisionin “Piranjat” të datës 26.04.2022. Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

“Piranja”  i ra në gjurmë 70-vjeçarit nga Prizreni, i cili e bëri shoqe në Facebook gazetaren e cila u paraqit si vajzë e mitur. Por, edhe përkundër që ai ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, i moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital asaj.

Lexo edhe: U akuzua për pedofili, reagon 76-vjeçari nga Prizreni

Gazetarja e maskuar si një adoleshente kur mbërrin në Prizren prezantohet për herë të parë përballë mësimdhënësit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.

Por më pas gazetarja i tregon saktë se kush është dhe i njëjti largohet duke kërkuar që të fiket kamera televizive./Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!