Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Piramidat online/ Nunaj: Ka pasoja të mëdha, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm

schedule14:27 - 1 Shtator, 2025

schedule 14:27 - 1 Shtator, 2025

TIRANË- Mijëra shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit kanë lënë shuma të konsiderueshme parash në disa skema mashtruese online. Ata janë mbledhur sërish në grupet e aplikacionit Telegram.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, e ftuar në emisionin “Money Report” thotë se qytetarët futen nëpër platforma të tilla të ndikuar nga dëshira, për t’u pasuruar në mënyrë të shpejtë.

Po ashtu faktor tjetër thotë ajo mund të jetë dhe kultura jo e duhur financiare.

“Kjo tendenca është për të fituar para shpejt. Nëse në vitin 97,ne e kishim e them në thonjëz ‘të mirëkuptuar” për një pasurim të shpejtë, ku vinim nga një regjim dhe kishim mungesa të mëdha ekonomike.

Faktori bazë them unë është dëshira për t’u pasuruar në mënyrë të shpejtë. Është dhe niveli i mangët kulturor për gjithë mënyrën se si menaxhohet paraja. Është dhe fenomeni fjala e gojës, që ne shqiptarët e kemi shumë prezente dhe përhapet shumë shpejt.  Ky rreth vicioz ka pasoja të mëdha”, tha ajo.

Më tej, Teuta Nunaj thotë se mashtrimet online janë të përhapur në gjithë botën, ndërsa shton se krahas institucioneve që duhet të bëjnë parandalimin e fenomeneve të tilla, edhe vetë qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm,

“Mashtrimet kibernetike janë të shtuara në të gjithë botën. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos bien pre e mashtrimeve”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!