“Piramida, kartolinë diplomatike e Tiranës që po ndryshon”, Nazarko: Roli i Shqipërisë në “Open Balkan”- edhe kjo një arsye e mbajtjes së këtij Samiti

schedule15:27 - 16 Tetor, 2023

schedule 15:27 - 16 Tetor, 2023

Tirana sot është kryeqendra e ballkanike e Evropës, pasi në kryeqytetin shqiptar po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, për herë të parë jashtë kufinjve të BE.

Samiti po mbahet pikërisht te Piramida, një godinë e ndërtuar nga diktatori Enver Hoxha, i  cili nëse sot do ishte gjallë do të festonte ditëlindjen, a është kjo një përkatësi simbolike rastësore apo Rama me dashje ka dashur ta bëjë këtë kontrast? Sipas analisti Mentor Nazarko kjo është dëshmi që Tirana po ndryshon diplomatikisht, politikisht, urbanistikisht.

Sipas tij tani, jemi në një kohë tjetër, kur Shqipëria ka fituar një rëndësi të madhe rajonale dhe me gjerë, meritë e vetes, por dhe ekzistencës së kombit shqiptar në katër shtetee.

“Piramida është dëshmia e eklektizmit konceptual të godinës: kanë dashur ta bëjnë qendër rinore, pastaj parlament, pastaj qendër për inovacion, tani si qendër evropiane. Kur sot po luan funksionin si mikëpritëse të këtij samiti, është përzgjedhur si dëshmi e autoriteteve të Tiranës politike dhe lokale, që Tirana po ndryshon. Natyrisht, Rama i cili e ka këtë fokus tek urbanja me ndihmën e studiove të arkitektëve të mirë, duke shfrytëzuar mundësinë që Tirana u bë mikëpritësja e dy samiteve për pak kohë, ka preferuar që t’i ofrojë miqve jo një godinë, por disa, pra të ofrojë një tjetër kartolinë diplomatike.

Jemi në një kohë tjetër, Shqipëria ka fituar rëndësi të madhe Rajonale dhe më gjerë. Shqiptarët, pesha ndërkombëtare e Shqipërisë jo vetëm prej politikës konstruktive rajonale, të saj, por dhe për faktin se Shqipëria rrethohet nga shqiptarë, në katër shtete të ndryshme, si e nënvizoi Macron para disa vitesh kur nuk e ndau Shqipërinë nga MAqedonia për çeljen e negociatave” tha Nazarko.

Në lidhje me faktin nëse Shqipëria po përfiton  vërtet diçka nga ky Samit apo është thjeshtë një simbolikë, Nazarko tha se Shqipëria po përfiton ekonomikisht dhe diplomatikisht për shkak të asaj që ka bërë. Mund të duket paradoksale, por përveç sulmit kibernetik iranian, rolit konstruktiv rajonal- marrëdhënie normale me të gjithë- Shqipëria është zgjedhur për të qenë mikëpritëse e këtij samiti edhe për shkak të rolit në “Open Balkan”.

“Unë mendoj që Shqipëria po përfiton edhe falë asaj që ka bërë. Udhëheqësit  e mëdhenj europianë, përfshi MAcronin, në vizitë dypalëshe, pas asaj të Serbisë disa vite më parë, nuk vijnë rastësisht në Tiranë. Pse Ballkani I hapur? Sepse në fakt ajo iniciativë kishte në themel bashkëpunimin Rajonal, por pa BE, në mes. Funksionimi i OB, dhe i paplotë  theksoi pafuqinë e BE. Kancelari gjerman, Scholz, pasardhësi i asaj që ishte ideatore e këtij procesi, mund të ketë negociuar me Ramën këtë simbolikë, pezulloje, ngrije, lere  të vdesë Ballkanin e Hapur dhe t’i japim jetë, gjallëri, Procesit të Berlinit, me më shumë karota, nisur dhe nga konteksti botëror apo ai ballkanik që e imponojnë rolin aktiv të BE-së në rajona” shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!