Gerard Pique është rikthyer të flasë, edhe pse kohët e fundit te Barcelona ishin ftohur me mediat. I ftuar në emisionin “El Partidazo” në Cadena COPE, ai foli për skuadrën e tij, Messin, Madridin, Antoine Griezman.
“Madridi është si shtëpia ime e dytë. Meqenëse vendosëm ta bëjmë Davis Cup në Madrid, më është dashur të vij shpesh këtu, Pavarësisht rivalitet me Barcelonën, nuk ka pasur në asnjë moment një gjest të keq të dikujt ndaj meje. Madje ata më kërkojnë foto dhe autografe”, tregon Pique, i cili më pas flet për kritikat që po merr Barcelona dhe i konsideron të padrejta.
“Kemi fituar kampionatin dy vitet e fundit, jemi në vendin e parë në kampionat dhe në grupin tonë në Champions League. Kritikat që po marrim janë të tepërta. A mund të luajmë më mirë? Sigurisht, por ka ende shumë garë përpara. Këtu nuk vlen vetëm të fitosh.
Ne duhet të fitojmë duke luajtur mirë. Është e vërtetë që nuk jemi në nivelin që duhet me mundësitë që kemi. Kemi folur edhe në dhomat e zhveshjes për këtë. Përveç kësaj, nuk është e parë që na ndodh gjatë këtyre viteve që jam pjesë e Barcelonës. Duhet qetësi, durim”, shtoi qendërmbrojtësi
Në fund ai foli edhe për Griezmann, Klop dhe Messin: “Ka triumfuar me Atleticon, por është e vërtetë që ai ka ardhur në një ekip si Barcelona që nuk luan për të. Në këtë aspekt ai duhet të dijë të gjejë hapësirën e tij dhe do ta bëjë diçka të tillë, pasi ka shumë talent.
Personalisht e vlerësoj shumë për faktin që na ndihmon në detyrat mbrojtëse. Messi është më i mirë se Maradona. Kontrata nuk i mbaron dhe vazhdimësia e tij te Barcelona nuk është në rrezik. Më pëlqen Klopp, është gjenial. Kjo është ajo që ai transmeton tek unë”, ka deklaruar Pique. /abcnews.al