Pique: Barbare të paguash për të na kritikuar! Messi? Emri i tij t’i vihet stadiumit

schedule09:58 - 23 Tetor, 2020

schedule 09:58 - 23 Tetor, 2020

Gerard Pique ka vendosur të flasë, madje hapur dhe për tema delikate te Barcelona. Qendërmbrojtësi ka dhënë një intervistë për “La Vanguardia” në Spanjë dhe prek skandalin me rrjetet sociale, zhurmën e madhe që u krijua me Messin, hierarkinë në klub, si dhe komenton largimin trajnerit Ernesto Valverde në mes të sezonit. Spanjolli mes të tjerave flet edhe për raportin me presidentin Josep Maria Bartomeu.

SKANDALI I RRJETEVE SOCIALE – “Është diçka barbare që klubi ka shpenzuar para për të na kritikuar ne. Madje ai (Jaume Masferre, personi që udhëhiqte projektin dhe tentonte uljen e reputacionit të Messi, Pique, Guardiola e të tjerë personazheve të rëndësishëm me peshë në ambientin katalanas) ende punon në klub dhe kjo është shumë e dhimbshme. Marrëdhënia ime me presidentin mund të jetë e përzemërt, por është çmenduri që klubi ka shpenzuar para për të na kritikuar. Ajo është diçka skandaloze. Unë i kërkova një shpjegim dhe më tha që nuk e dinte se kishte ndodhur diçka e tillë. Unë e besova atë.”.

LARGIMI I VALVERDE – “Të flasësh më pas është e lehte dhe kurrë nuk do ta dimë se çfarë do të ndodhte, por nuk mendoj se ishte normale të hiqej trajneri në mes të sezonit, kur kryesonim dhe kishim fituar dy tituj kampion në sezonet e mëparshme. Mua nuk më duket logjike”, u shpreh Pique, i pyetur për shkarkimin e ish-trajnerit të tyre, Ernesto Valverde.

 

FUQIA E LOJTARËVE – “Një klub shkon mirë kur hierarkitë janë të përcaktuara qartë. Presidenti duhet të jetë i pari që komandon dhe më pas vjen trajneri mbi lojtarët. Kur kjo hierarki prishet, gjërat nuk funksionojnë. Nëse lojtarët në një moment kanë fuqi, kjo ndodh sepse të tjerët nuk kanë dashur ta ushtrojnë atë. Raporti me Bartomeu? Unë  nuk dua të kem marrëdhënie të këqija me asnjë, por  ka pasur raste…”.

MESSI – “Nuk kam pasur shumë kontakte me Messin ato ditë, pasi e mendova se ishte një vendim shumë personal. Më kujtohet një mesazh: ‘Leo, edhe një vit është, dhe më pas vijnë njerëz të rinj’. A ishte burofax mënyra e duhur për t’u larguar? Pyes veten, si mund të ndodhë që lojtari më i mirë në histori, të cilin ne kemi pasur fatin ta shijojmë, të ngrihet dhe të dërgojë një burofax sepse mendon se nuk po e dëgjojnë?

Çfarë po ndodh? Leo meriton gjithçka. Stadiumi i ri duhet të ketë emrin e tij dhe më pas atë të sponsorit. Ne duhet t’i ruajmë figurat tona dhe jo t’i diskreditojmë ato. Më bën nervoz diçka e tillë. Jam i habitur që njerëz si Guardiola, Xavi, Puyol dhe Valdes nuk janë në klub. Ata duhet t’i mbash përgjithmonë, janë pjesë e historisë së Barcelonës”, shprehet Pique. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!