Pippo Inzaghi me ekipi të ri, do punojë me lojtarin e kombëtares shqiptare

schedule20:37 - 6 Qershor, 2021

schedule 20:37 - 6 Qershor, 2021

Pippo Inzaghi nuk ia doli të mbajë Beneventon në Serie A dhe aventura 2-vjeçare me “Shtrigat” ka mbaruar. Ish-sulmuesi i famshëm italian nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur skuadrën e radhës.

47-vjeçari ka arritur akordin me Brescian, ekip që do e drejtojë nga stoli sezonin e ardhshëm. Pippo ka rënë dakord me Massimo Cellinon, presidentin e klubit.

Gazetari italian, Alfredo Pedulla raporton se marrëveshja ekonomike mes palë është gjetur, ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 2 vite, por me opsionin e rinovimit me një tjetër vit.

 

Ndoj duke festuar një gol me Brescian

Objektivi i madh është rikthimi i “Dallëndysheve” në elitën e futbollit italian. Zyrtarizimi pritet të ndodhë ditën e nesërme, teksa trajneri italian do të punojë edhe me një shqiptar: Emanuele Ndojn.

Mesfushori mirditor është pjesë e Brescias prej vitit 2016. 24-vjeçari i kombëtares luajti pak ndeshje sezonin e fundit për shkak dëmtimesh, por ia doli të shënojë 5 gola. /abcnews.al