Pioli: Sfidë emocionuese ndaj Crvenas, Milani im nuk ka frikë askënd

schedule17:35 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 17:35 - 14 Dhjetor, 2020

Objektivi sezonal i Milanit është renditja në katër vendet e para në Serie A dhe rikthimi në Champions League. Kuqezinjtë po bëjnë shumë mirë në kampionat, ndodhen në vend të parë, teksa janë kualifikuar edhe në raundin e 1/16 të Europa League.

Shorti vuri “Djallin” përballë Crvena Zvezda, kampionëve të Serbisë. Milani nuk e ka fituar kurrë këtë kompeticion, të cilit do të tentojë t’i shkojë deri në fund. Trajneri i ekipit italian, Stefano Pioli analizoi shkurt shortin, duke vlerësuar kundërshtarët.

Do të jetë emocionuese të kthehemi në një qytet ku është shkruar një faqe e rëndësishme e historisë së Milanit të madh. Crvena është një skuadër më një strukturë të mirë, kryesojnë kampionatin me diferencë të madhe me ndjekësit, por nuk kemi frikë asnjë, ne kemi treguar që mund të përballemi me të gjithë“, deklaron trajneri i Milanit.

Ndërkohë. Mattia Gabbia, i cili u dëmtua në minutën e pestë të mbrëmjes së kaluar ndaj Parmës, do të qëndrojë 1 muaj jashtë fushave. Situatë problematike për mbrotjen e Milanit, aty ku vazhdon të qëndrojë jashtë edhe Simon Kjaer. /abcnews.al