Pioli publikon listën anti-Torino, ylli i Milanit ia del në kohë të rikuperohet

schedule13:59 - 9 Janar, 2021

schedule 13:59 - 9 Janar, 2021

Mbrëmjen e sotme Milan do të presë në “San Siro” Torinon dhe të besuarit e trajneri Stefano Pioli do të tentojnë të rikthehen tek fitorja pas humbjes me Juventusin të mërkurën. Në kampin kuqezi ka ende shumë mungesa, por ka dhe një lajm të mirë për të gjithë tifozët e “Djallit”.

Tekniku Pioli ka përfshirë në listën përfundimtare dhe mesfushorin Hakan Calhanoglu, i cili flitej se mund të mungonte për këtë ndeshje. Turku pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës përballë bardhezinjve, por mesa duket ia ka arritur në kohë të jetë gati për sonte. Gjithashtu edhe Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në listë, ndonëse shanset që 39-vjeçari të luajë janë të pakta.

 

Hakan Çalhanoglu

Lajmi tjetër i madh për këtë sfidë është përfshirja e Zlatan Ibrahimovic në listë. Suedezi është një armë më shumë për Piolin dhe i jep jo pak edhe nga ana psikologjike skuadrës. 39-vjeçari është pjesë e ekipit, por pritet të mos ketë minuta, pasi Pioli nuk dëshiron ta rrezikojë. /abcnews.al