Ardhja e Zlatan Ibrahimovic në merkaton e dimrit, ndryshoi totalisht Milanin. Skuadra u karikua, fitoi besim në vetvete, filloi të luajë mirë dhe të marrë rezultate pozitive. Stefano Pioli tregohet i sinqertë në një lidhje direkte me shoqatën e trajnerëve. Një ndër surprizat e bukura të fazës së dytë ishte edhe Ante Rebic.
Kroati është kthyer në formën e tij më të mirë dhe ka shënuar 7 gola prej muajit janar. Trajneri i kuqezinjve shpjegon se si ka ardhur kjo formë e mirë dhe ky efikasitet para portës. “Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira me skemën 4-3-3, por na mungonte cilësia në krahët e sulmit.
Vendosa të ndryshoj skemë prej Zlatan Ibrahimovic. Ardhja e një futbollisti të tillë ndikoi që të fillonim të luanim me skemën 4-2-3-1. Rebic? Ante u kthye nga pushimet e dimrit në kushte të shkëlqyera fizike dhe mentale, ky është shkaku pse shpërtheu më pas”, komenton trajneri i skuadrës së Milanit. /abcnews.al