Pioli: Milani gjithmonë kërkon ta mposhtë Juven

schedule09:54 - 20 Shtator, 2021

schedule 09:54 - 20 Shtator, 2021

Juventusi dhe Milani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në Allianz Stadium.

Pas ndeshjes, Pioli u shpreh se Milani gjjithmonë kërkon që ta mposhti Juventusin.

“Ne erdhëm këtu për ta fituar ndeshjen. Juventusi luajti më mirë në 20 minutat e parë, ishin më determinues dhe më të fokusuar, por ne shkuam duke u përmirësuar dhe duke krijuar shanse të mira prandaj në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë.”, tha Pioli për “DAZN” pas ndeshjes.

“Si gjithmonë, Milani nuk e humbi asnjëherë dëshirën për fitore, karakterin dhe grintën dhe e kërkuam fitoren gjatë gjithë ndeshjes.”, tha në fund Pioli. /abcnews.al/