Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur për mediat italiane sa i takon merkatos së kuqezinjve, ku u shpreh se ka besim të plotë te drejtuesit. Gjithashtu, numri një i Milanit i thuri elozhe edhe Donnarummës dhe Ibrahimovic.
“Zlatan është një profesionist i madh. Ai i mëson të rinjtë, është një pikë referimi për shokët skuadrës. Donnarumma është shumë i talentuar dhe e mban shiritin e kapitenit me shumë personalitet.
Ai është një nga portierët më të mirë në botë. Milani nuk ka nevojë për shumë blerje të reja, ne thjesht duhet të përforcohemi në pozicionet e duhura.
Jam i sigurt që klubi do gjejë zgjidhjet më të mira. Së bashku do bëjmë më të mirën për ta përforcuar Milanin”, përfundoi Pioli./abcnews.al