Pioli: E di si Milani mund të jetë i rrezikshëm kundër Liverpool

schedule16:57 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 16:57 - 6 Dhjetor, 2021

Stefano Pioli e di shumë mirë se Milani ka përballë një ndeshje shumë të fortë kundër Liverpool. Synimi është kalimi i grupit në Champions League, edhe pse kuqezinjtë nuk e kanë krejtësisht në dorë këtë gjë.

Gjithsesi duhet të fitojnë ndeshjen e tyre dhe më pas të shpresojnë. Trajneri Pioli, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi:

“Jemi më të fortë se në ndeshjen e parë. E dimë nivelin e intensitetit dhe forcën e Liverpool. Nëse do të arrijmë që të kalojmë presingun e parë të tyre, atëherë mund të jemi të rrezikshëm edhe ne. Po punojmë me detaje, sepse duam që të jemi konkurrues me më të fortët e Europës”

“Jemi të bindur që jemi të fortë dhe që Liverpooli është shumë i fortë. Duam që të përballemi me skuadrat më të forta dhe të kërkojmë të fitojmë me sakrificë, vendosmëri dhe qartësi teknike e taktike. Mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme.

Objektivi ynë është që të jemi konkurrues në Itali dhe në Europë. Nëse kualifikohemi në 1/8 e finales do të jetë shumë mirë, në të kundërt do të japim gjithçka në Europa League. Duam të shohim nivelin tonë”, tha Pioli mes të tjerash. / abcnews.al