Pioli: Do jetë viti i konfirmimit për Milan. Interi? Rivali kryesor për titull

schedule15:45 - 9 Janar, 2022

schedule 15:45 - 9 Janar, 2022

Pas fitores që Milan arriti kundër Venezias, duke e mposhtur këtë të fundit me rezultatin 3-0, e ka ngjitur skuadrën e Stefano Piolit në vendin e parë në tabelën e renditjes në Seria A.

Një fitore që e gëzon jashtë mase trajnerin e kuqezinjve, i cili pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur për marrjen e 3 pikëve, ndërsa nuk ngurron të cilësojë Interin si favoritin kryesore për titullin kampion.

“Ky duhet të jetë viti i konfirmimit tonë, duhet të tregojmë se jemi kthyer konkurrues. Të shohim nëse do të arrijmë të hedhim edhe hapin e fundit, të jemi fitues. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, u treguam ne të zotë që e bëmë të tillë. Ishte një fitore e skuadrës. Jam dakord me Allegrin për sa i përket titullit kampion, Interi është favoriti kryesor, të tjerët janë pak a shumë në të njëjtin nivel.

Kishim një periudhë emergjence nga nëntori dhe më pas. Kishim shumë mungesa dhe detyroheshin që të luanin gjithmonë të njëjtët. E shfrytëzuam pushimin dhe jemi të kënaqur me këto 2 fitore të arritura këtë vit. Duhet të vazhdojmë kështu”, ka theksuar tekniku Pioli.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!