Pas fitores me Spezian në fundjavë, Milan rikthehet të luajë në Champions League përballë Atletico Madrid të martën në orën 21.00.
Trajneri Stefano Pioli është i vetëdijshëm se kjo ndeshje do të jetë e vështirë për kuqezinjtë. “Përqendrimi duhet të jetë i lartë përgjatë gjithë ndeshjes. Duhet të bëjmë një hap në cilësi, humbja me Liverpool na ka shërbyer.”
Sa i përket 11-shes që parashikohet të hedh tekniku Italian përballë gjigantëve spanjollë, ai konfirmon se Giroud po rikuperohet, ndërsa specifikon se për Kjaer dhe Florenzin seancat e fundit stërvitore janë vendimtare.
Milan i ri në letër dhe i rritur në fushë? – “Kemi qenë mirë në këtë rrugë për të marrë avantazhin e çdo situatë për tu përmirësuar. Jemi të rinj dhe kemi avantazhe dhe ku nuk mund të arrijmë më eksperiencë, duhet të arrijmë me entuziasëm. Tifozët do na japin të njëjtën gjë nesër në “San Siro”.
Loja që pret me Atleticon? – “Ata janë të përgatitur dhe kanë trajner të madh. Sigurisht nuk janë në një moment të keq. Do jetë e domosdoshme të luajmë në nivele të larta teknikisht dhe të ruajmë përqendrimin gjatë ndeshjes.”
Milan në të njëjtat nivele me pretendentët kryesorë të Champions? – “Duhet të rrisim nivelin nga çdo këndvështrim, për tu barazuar me klubet kryesore të Champions. Detajet bënë diferencën me Liverpool ku ne pësuam që në gabimin e parë dhe mund të mësojmë shumë prej tij”.
Giroud? – “45 minutat me Spezian ishin të dobishme për të. Gjendja do i përmirësohet më ndeshjet. Sigurisht humbi 2 javë stërvitje dhe pres të rikthehet pas pushimit.”
Ndeshja e nesërme e rëndësishme për 1/16-tat? – “E rëndësishme por jo vendimtare. Padyshim që duam të lëvizim në renditje dhe të shmangim 0 pikë”.
Rritja e Theo Hernandez- “Të gjithë janë njohur me cilësitë e tij në sulm, po rritet gjithashtu dhe në aspektin mbrojtës. Përballë Spezias luajti një ndër ndeshjet më të mira. Po arrin nivele shumë të larta”.
E ardhmja- “Marrëdhënia që kam krijuar me klubin, futbollistët dhe mjedisin është një dashuri që nuk përfundon kurrë. Kemi të njëjtat ambicie, por mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme që është më e rëndësishmja dhe duhet të përballemi me energji dhe entuziasëm”. /abcnews.al