Pink rrëfen betejën e vështirë me Covid-19: Mendova se do të vdisja, ishte e frikshme

schedule15:22 - 4 Maj, 2021

schedule 15:22 - 4 Maj, 2021

Beteja e këngëtares Pink me koronavirusin ishte aq e keq, sa ajo mendonte se nuk do të mbijetonte. Këngëtarja 41-vjeçare dhe djali i saj, Jameson Moon rezultuan pozitiv me Covid-19 në Prill të vitit të kaluar. Së fundmi, artistja e “Just Give Me a Reason” ka folur rreth kësaj periudhe të vështirë.

“Ishte me të vërtetë, me të vërtetë e keq dhe rishkrova testamentin tim.“, tha Pink për “Heart Radio”. “Telefonova shoqen time dhe i thashë: Thjesht kam nevojë që t’i tregosh Willow-t sa e dua atë. Ishte vërtet e frikshme dhe e keqe.”, tha më tej këngëtarja.

Pink speaks out on 3-year-old son's coronavirus experience

Më parë për NBC News, këngëtarja reflektoi mbi pandeminë aktuale dhe përvojën e saj me sëmundjen. “Lufta e Covid-19 me djalin tim 3 vjeçar ishte përvoja më sfiduese fizikisht dhe emocionalisht që kam kaluar si nënë. Ishte një kohë e tmerrshme, duke mos ditur se çfarë mund të vinte më pas.”, është shprehur Pink.

Carey Hary, Pink, fëmijë

/abcnews.al