“Pini një kafe për qejf”, 22-vjeçari i dehur në timon nxjerr 50-çen për të heshtur policët por e pëson keq

schedule17:45 - 30 Gusht, 2021

schedule 17:45 - 30 Gusht, 2021

Edhe pse policia rrugore vijon me kontrolle të shpeshta në rrugët e vendit, shoferët vijojnë të tregohen të papërgjegjshëm duke konsumuar alkool dhe duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Së fundmi në Tiranë është arrestuar një 22-vjeçar i cili ka tentuar të korruptojë policinë në mënyrë që ata të mos e ndëshkojnë për konsumim alkooli. Pas testit i riu rezultoi me 0.88 mg/litër, që do të thotë se ishte nën efektin alkoolit. Për të shmangur ndëshkimin ai kishte futur në lejen e qarkullimit 50 mijë lek të vjetër.

Biseda mes policit dhe të riut:

Polici: Kush është arsyeja që fut lek në lejen e qarkullimit?

I riu: Pini një kafe për qejf.

Polici: Po pse duhet ta pijë atë kafe unë? Se ke konsumuar alkool ti ? Ti ke konsumuar alkool dhe kjo është arsyeja që fut lek.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese për përdorimin e alkoolit, në rrugën “Sadik Petrela”, kanë konstatuar një shtetas që po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. H., 22 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 5000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e testimit për alkool. 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!