“Pinë cigare pas vjedhjes” grabitësit terrorizojnë Lushnjen, banorët: Policia e di, por nuk reagon

schedule11:17 - 20 Prill, 2021

schedule 11:17 - 20 Prill, 2021

Një grup grabitësish prej të paktën 8 personash, raportohet se po  terrorizojnë rrethin e Lushnjës. Ata raportohet se kryesisht gjatë natës hyjnë në banesat që ndodhen në Njësitë Administrative Hyzgjokaj, Ballagat, në fshatrat Kurtinëe, Gjicaj Çanakaj por edhe në zona të tjera.

Sipas raportimeve të banorëve, grupi i grabitësve nuk kursen asgjë duke marrë gjithçka gjejnë në banesë, bizhuteri, pajisje elektroshtëpiake dhe sende të tjera me vlerë. Po ashtu raportohet se kanë vjedhur edhe bagëti, por edhe të mira materiale si vaj ulliri, raki, mjete bujqësore.

Një banor i zonë raporton se grupi i grabitësve është kthyer në tmerr për të gjithë zonën për shkak të vjedhjeve të njëpasnjëshme.

“Marrin gjithçka ju del përpara,  vaj ulliri, raki, mjete bujqësore. Madje edhe vathët e floririt e varësen ju kishin marrë një çifti bashkëshortësh ndërkohë që po flinin gjumë (dyshohet se përdorin lëndë për ti vendosur në gjumë të thellë të mos ndiejnë)” është shprehur banori.

Mësohet se ata që kanë rënë pre e grabitjeve kanë bërë denoncime në polici, por këta të fundit nuk kanë ndërhyrë duke bërë që situata të rëndohet akoma më tepër.

Ndërkohë sipas dëshmive në një nga banesat që është vjedhur grupi i hajdutëve pasi kishin boshatisur magazinën me çka kishte brenda, ishin kthyer me qetësi ulur në shkallë, kishin pirë dhe 2 cigare dhe më pas kishin tentuar të vidhnin makinën ndërkohë që pikasen nga familjarët, i hipin makinës e ikin.

Banorët i bëjnë thirrje policisë që të hetojë dhe të kap grabitësit pasi sipas tyre policia ka dijeni se kush janë. E.L/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!