Pinamonti: Jam rritur falë Lukakut, fanella e Italisë është objektivi im

schedule21:55 - 30 Mars, 2022

schedule 21:55 - 30 Mars, 2022

Andrea Pinamonti, sulmuesi i Empolit i huazuar nga Interi, foli për programin e “DAZN”, duke u ndalur te rëndësia e të punuarit vitin e kaluar përkrah Romelu Lukakut dhe te mundësitë e ardhshme për të veshur fanellën blu të Italisë.

“Lukaku është gjiganti klasik, i gjatë dhe muskuloz, por me të vërtetë ndër njerëzit më të mirë me të cilët kam pasur mundësinë të njoh. Romelu është gjithmonë shumë i qetë dhe kam kujtime të bukura dhe të mira me të, edhe kur e kuptonte që unë nuk kisha të lehtë të luaja me ekipin, ai vinte te unë dhe më jepte këshilla gjithmonë. Ne bënim shumë shaka bashkë dhe në momente të caktuara ai më ka ndihmuar shumë në repartin sulmues. Sigurisht, nuk kam karakteristikat e tij të jashtëzakonshme në fushën e lojës, por më ka ndihmuar të jem një nuhatës më i mirë goli.”

Ai gjithashtu foli dhe për fanellën e Italisë dhe rëndësinë e saj për të.

“Është synimi im, në të vërtetë është e rëndësishme për mua të luaj për kombëtaren. Kam shumë punë për të bërë, por është qëllimi im. Mund të them se kam përjetuar eksperienca të mira me U19 dhe U20, por kryesorja është të luaj për ekipin e parë”, është shprehur Pinamonti./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!