Pilotin e zë gjumi, pas 40 minutash e gjen veten në oqean

schedule14:25 - 27 Maj, 2021

schedule 14:25 - 27 Maj, 2021

Një ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Queensland të Australisë, e cila ka marrë vëmendjen e mediave botërore. Ndërkohë që po fluturonte për në aeroportin e Redcliffe, pilotin e avionit me udhëtarë e zë gjumi për 40 minuta me radhë, ndërkohë që udhëtimi vijonte normalisht për shkak të pilotit automatik.

Pavarësisht insistimit të kullës së kontrollit, të cilët e thërrisnin në radio, ai zgjohet pas 40 minutash dhe zbulon se kishte fluturuar në oqean rreth 100 kilometra larg destinacionit, raporton abcnews.al.

Me ndihmën e kullës së kontrollit, piloti arriti të kthehej dhe ta ulte avionin pa problem në aeroport, ndërsa ngjarja është duke u hetuar pasi u rrezikua jeta e udhëtarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!