Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Piloti rus që dezertoi në Ukrainë do të marrë gjysmë milioni dollarë

schedule11:57 - 6 Shtator, 2023

schedule 11:57 - 6 Shtator, 2023

Piloti i helikopterit rus Mi-8, Maksim Kuzminov (28 vjeç), do të marrë 500 mijë dollarë në hryvnia, monedha kombëtare e Ukrainës. Inteligjenca ukrainase u kërkoi rusëve të tjerë të ndiqnin shembullin e tij.

“Ata do të marrin para në monedhën kombëtare, sigurisht. Ekziston një ligj zyrtar i nënshkruar nga presidenti i Ukrainës në prill 2022, për kompensimin e duhur kur një person kalon në anën e Ukrainës dhe sjell pajisje ruse me vete”, ka thënë Andri Yusov, një përfaqësues i Shërbimit Informativ të Mbrojtjes së Ukrainës.

Ai shtoi se Ukraina është një shtet demokratik dhe kushtetues që përmbush detyrimet e veta dhe respekton ligjin ndërkombëtar dhe se rusët që nuk duan të bëhen kriminelë lufte mund të dorëzohen, të shkojnë në anën e Ukrainës dhe kështu të mbrojnë dinjitetin dhe ndërgjegjen e tyre.

Më 23 gusht, u zbulua se një helikopter Mi-8 i forcave të armatosura ruse përfundoi në Ukrainë si rezultat i një operacioni special të gjatë të Shërbimit Informativ të Mbrojtjes së Ukrainës. Piloti dhe familja e tij janë në Ukrainë. Familja e tij u largua nga Rusia më herët. Mi-8 mbeti në Ukrainë, ashtu si edhe komponentët e avionit luftarak që supozohej t’u dorëzonte rusëve.



Në një konferencë për shtyp më 5 shtator, Kuzminov zbuloi detaje të reja të operacionit special, duke thënë se për mundësinë e dorëzimit me helikopter ka dëgjuar fillimisht nga policia. Më pas në operacion u përfshi edhe shërbimi i inteligjencës së mbrojtjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!