Piloti 18-vjeçar thyen rekordin Guinness

schedule18:33 - 13 Korrik, 2021

schedule 18:33 - 13 Korrik, 2021

Një pilot 18-vjeçar ka thyer një rekord botëror Guinness duke u bërë personi më i ri që fluturoi vetëm nëpër botë me një aeroplan me një motor.

Travis Ludlow, nga Ibstone, Buckinghamshire, zbarkoi në Holandë të martën, pasi kishte kaluar 44 ditë duke përfunduar udhëtimin 24,900 milje.

Në moshën 18 vjeç e 150 ditë, ai ishte 13 ditë më i ri se rekordmeni i mëparshëm. Travis  e ka përshkruar udhëtimin e si “ndjenjë të çuditshme”.

“Është një ndjenjë e çuditshme, ja ku jam, kam ardhur dhe nuk kam asgjë për t’u shqetësuar për nesër,” ka thënë piloti i ri.

Ludlow filloi fluturimin vetëm 12 vjeç dhe u bë piloti më i ri i Mbretërisë së Bashkuar kur ishte 14 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!