Pilotët ukrainas i kanë nisur stërvitjet me avionët e avancuar luftarakë, F-16, në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Forca Ajrore e SHBA-së të mërkurën.
Një “numër i vogël” i ukrainasve kanë filluar stërvitjet, të cilat “pritet të zgjasin disa muaj”, tha një zëdhënës i Forcës Ajrore.
Muajin e kaluar, u raportua se pilotët ukrainas kishin filluar të mbanin kurs të gjuhës angleze në shtetin e Teksasit.
Pilotët pritet t’i përdorin avionët luftarakë F-16 në luftime në vitin 2024.
Edhe disa vende të tjera evropiane janë duke i trajnuar pilotët ukrainas për drejtimin e këtyre avionëve.
Norvegjia, Danimarka dhe Holanda i kanë dhuruar Ukrainës avionë luftarakë F-16 tashmë./REL