“Pikun e kemi arritur, në fund  të javës fillon rënia”, Pipero: Besoj se po e kalojmë me plagë të lehta pandeminë

schedule22:54 - 7 Prill, 2020

schedule 22:54 - 7 Prill, 2020

Infeksionisti Pëllumb Pipero nga “Provokacija”, me Mustafa Nanon ka theksuar se Shëipëria e ka kaluar pikun javën që lamë pas.

Mjeku në fjalën e tij përballë gazetarit Mustafa Nano, ka theksuar se nga fundi i kësaj jave pritet që të ketë dhe ulje të numrit të rasteve të konfirmuara pozitive me koronavirus. Ai është shprehur se ky është një tregues që ai e bazon në faktin që pacientët e infektuar po kurohen të gjithë tek spitali Covid .

Ndër të tjera ai ka theksuar se fatmirësisht Shqipëria ka pasur një kurbë të ulët dhe sipas tij duket se po e kalojmë me plagë më të lehta se shumë vende të tjera.

Pjesë nga biseda në studio:

Këtë të martë është dhënë informacioni se vetëm 6 persona janë konfirmuar, ka ndonjë domethënie kjo pao është vetëm një shifër e rastit?

Unë kam besuar fort se java e kaluar do të arrinte pikun dhe besoj se e kemi arritur, jo se e kam ditur unë as kolegët e mi nuk e kanë ditur as nuk mund të bënim dhe as nuk mund të bëjmë parashikim për Covid 19 sepse është i paparashikueshëm, por nisur nga ecuria e epidemisë  në Kinë, në Itali dhe në vende të tjera ende mendojmë dhe faktet po e dëshmojnë këtë se java e katërt dëshmon atë që quhet pik. Ne për fat të mirë falë masave të marra në momentin e duhura nga qeveria, pavarsisht diskutimeve, kurbën e kemi pak të butë dhe duket sipur nuk e kemi arritur, sipas meje e kemi arritur këtë javë kam thënë edhe më përara shifrat do të jenë pak a shumë aty, mos të na vijë çudi nëse nesër do të kemi 11 apo 12 raste por unë besoj se fundi i kësaj jave do na gjejë me një raport më të qartë përsa i përket ecurisë së epidemisë në vendin tonë, dhe nga fundi i kësaj jave do të fillojë dhe rënia e numrave një rënie e qëndrueshmë që do të zgjasi pak në kohë pasi e kemi zbutur kurbën por kjo nuk na prish punë pasi e bën më të përballueshme situatën  për nga kapacitetet shëndetsore, dua ta nënvizoj se kjo pandemi thuajse asnjë sistem shëndetsor nuk e gjeti të përgatitur si duhet, dhe e vetmja mundësi ishte shmangia e kontakteve dhe marrja e masave të tjera.

Nëse është e vërtetë se nga fundi i kësaj jave fillon të bie numri, i bie që ne nga kjo histori do të dalim me plagë të lehta në krahasim me vendet e tjera.

Unë besoj se pikun e kemi arritur në  javën që lamë pas këtë javë shifrat do të jenë të njëjta ndërsa javën tjetër do të fillojë disheza, ose tatëpjeta e besoj se vërtet ne po e kalojmë me plagë të lehta nga ana shëndetsore. Fakti që kjo pandemi po përballohet te spitali Covid 1 e tregon më mirë këtë që po them unë.

Duke bërë një analizë krahasuese me vendet e rajonit duket një situatë dramatike, duke patur parasysh Malin e Zi, Korovën, Serbia numrin e vdekjeve e kemi më të lartë?

Ne jemi një javë ose 10 ditë para atyre, epidemia te ne ka filluar më parë se atje, madje për koicidencë një radio e Kosovës atë ditë që është konfirmuar dhe rasti i parë më ka marrë në telefon dhe më pyeti se si kishte mundësi që nuk ishte akoma atje, i thash se brenda e keni por nuk ka nxjerrë akoma kokën.

Ti e përjashton se numri i madh i vdekjeve të vijë si pasojë e sistemit shëndetsor është më i dobët?

Me këtë lloj virusi është e rëndësishme që të shikoni dhe vendet e fuqishme siç është Britania ku kryeministri është në atë gjendje që ëhstë, mendon dikush se Anglia nuk ka ilaçe, shkencëtarë, respiratorem, doktorë? Për sa kohë për këtë virus nuk ka një vaksinë nuk ka një medikament të çaktuar sa kohë që mjekimi të ngelet supertiv, dhe sa kohë të kemi disa alternativa optimiste askush nuk mund të thotë se është e metë e sisteme shëndetsore. Numri i lartë i vdekjeve te ne, që normalisht është 2 herë më pak se Italia them se vjen në raport me qasjet që ne kemi bërë me udhëzimet e OBSH-së për testimet. Ne testojmë rastet e kontaktit të afërt apo të kontaktit të kontaktit për të mundësuar mbylljen e shpejtë të vatrës. Pozitiviteti i tamponëve dhe i testeve tona është 2 herë më i lartë që do të thotë se ne jemi më shumë afër vatrës, por numri absolute i personave pozitiv është më i vogël ndaj dhe përqindja është e madhe, është shumë herë më i vogël se projeksionet e vendeve të tjera.

Ne zgjodhëm këtë strategji, që të testonim vetëm personat me simptoma. Ka qenë strategjia e duhur?

Unë kam këmbëngulur duke qenë vetëm një zë publik dhe jo i task forcës që të testojmë, por jo për të depistuar nuk është koha për të depistuar e për të nxjerrë shifra por të testojmë për të konfirmuar dhe nëse ne i kemi gjurmuar mirë këtë raste ne do të thotë se kemi rezultate shumë të mira do të kishim dëshirë mos të kishim asnjë të infektuar dhe vdekje por ndodh pasi kjo është pandemia. Mendoj se i kemi gjurmuar mire pasi mendoj se deri më tani i kemi gjurmuar te 70%, është shifër shumë optimale referuar OBSH-së unë dua të them se i kemi gjyurmuar, dignostikuar, mjekuar mire dhe pse mund të ketë pas ndonjë vonesë të vogël. Nuk i kemi mjekuar sipas protokollit pasi nuk ka një të tillë por sipas skemave të përparuara të marra nga Kina, Italia e vendet e tjera, unë si profesionist e quaj veten krenar se nuk kemi bërë as më keq por smund ta quaj dhe më mirë por njëlloj siç kanë bërë vendet më të përparuara në raport me trajtimin e pacientit, mund të ketë pasur edhe pakënaqësi nga qytetarët për shkak të disa simptomave dhe shenjave për shkak të pandemisë, por e ritheksoj se masat e marra nga qeveia, këshillat tona si mjekë dhe gjurmimi i rasteve po të kishte qenë komplementar 2 herë më pak do të kishim shumë më shumë raste. /abcnews.al