Piktori shqiptar: Realizova portretin e Trump dhe e çova në shtëpinë e tij, po pres t’ia jap në dorë

schedule10:12 - 17 Prill, 2024

schedule 10:12 - 17 Prill, 2024

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, piktori Nazmi Hoxha ka zbuluar se portreti që ai ka realizuar për Donald Trump, është më i bukuri.

Ai ka treguar se ia ka dhënë një miku të tij për t’ia çuar në dorë. Madje, Hoxha ka thënë se portreti është futur brenda në shtëpinë e Trump dhe e kanë nxjerrë sërish, pasi ka si qëllim që duhet ta marrë vetë ai.

“Unë e shoh krejt të veçantë nga personalitetet e historisë së Amerikës. Ai do ta zhvillojë, punon pafund. Ata që kanë punuar me të, ai i merrte në orën tre të natës në telefon, me gjithë atë pamje aktive të jashtme, ai merrte në telefon në tre të natës, siç tregojnë ata. Portreti më i bukur është i imi, se duke qenë se e kanë parë me sy të keq, e kanë bërë karikaturë. Unë e kam bërë tamam.

Portreti i ka shkuar Trumpit në shtëpi dhe ka dalë prapë nga shtëpia, sepse personi do ja japi në dorë atij direkt. Kam tentuar për t’ia çuar përmes një personi që është njeri konfidencial i tij, se nuk do që t’ia japi as vajzës dhe askujt tjetër, përveç Trumpit vetë në dorë. Ka hyrë aty ku jeton ai në Florida dhe e ka nxjerr prap përjashta. Nuk ka pasur mundësinë atij në dorë, por do t’ia japi”, tha piktori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!