Piktori i flamujve/ “Vesh” Rrugën e Kombit me flamujt e shteteve që njohën Kosovën, Sope: Kam luftuar për çlirimin e Kosovës

schedule20:27 - 30 Mars, 2024

schedule 20:27 - 30 Mars, 2024

Një murale në Rrugën e Kombit me flamujt e shteteve mike të Kosovës.

Kështu ka zgjedhur ta kujtojë piktori Abdullah Sope 25-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s në Kosovë, por edhe qëndresën dhe luftën e UÇK për çlirimin e Kosovës.

Kjo murale sipas piktorit, që dikur ka qenë pjesëtar i UÇK është një mënyrë falenderimi ndaj atyre shteteve që Kosovën nuk e lanë vetëm në ditë të vështira.

Gjithçka e ka kontribut personal duke e cilësuar investim të vogël, por me vlerë të madhe. Ka zgjedhur vendin më të dukshëm në Rrugën e Kombit, në segmentin Morinë – Prizren.

Për Abdullain ky projekt nuk do të jetë i fundit. Abdullah Sope me profesion është murator, por dashurinë për pikturën e ka të hershme.

Avdullai, ish pjesëtar i UÇK, sot veteran i saj kishte tjetër pritshmëri kur u fut në radhët e ushtrisë.

Në qershor, Kosova feston 25 vjetorin e çlirimit të saj. Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!