Piktori i afreskeve që u dekorua nga Papa: Lutesha për Krishtlindje edhe në komunizëm

schedule16:52 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 16:52 - 25 Dhjetor, 2021

Nga Simon Shkreli

Është  85 vjeç, i kthjellët dhe vital, i dashur dhe i gëzuar që për Krishtlindje ka vizitorë. Dhoma e tij ku zakonisht i pret miqtë është si një muze ku ka të ekspozuara me pikturat e tij. Piktori i afreskeve Pjerin Sheldija na tregon se e ka festuar dhe në komunizëm.

Pjerin Sheldija ka qenë 7 vjeç kur komunizmi u instalua në  Shqipëri. Ikonat i kanë fshehur nëpër arka dhe vende të  ndryshme të shtëpisë.

Ruan ende një libër të vogël lutjesh që ia kanë falur Jezuitët kur ishte fëmijë.

Piktori Pjerin Sheldija u dekorua nga Papa Benedikti i XVI me medaljen e artë “Për Kishën e për Papën”, pasi gjithë  pas rënies së  komunizmit ka pikturuar afreske në  objektet e kultit.

Është ndoshta I vetmi piktor shqiptar, pikturat e të  cilit ndodhen në  koleksionet e tre Papëve të  fundit. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!