Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Piktori Amarildo Ruci, “ringjalljen” e beson tek femra

schedule12:12 - 5 Korrik, 2021

schedule 12:12 - 5 Korrik, 2021

Nga Leontina Nika

Amarildo Ruci, nuk është një piktor i zakonshëm, duar e këmbë, janë në funksion të krijmtarisë së tij.  Arsyeja pse nuk i nevojitet një mjet i tretë, si penelat është kjo.

“Marrëdhënia që kam unë me pikturën dhe veprën është aq e ngushtë sa nuk do të lejoja asnjë element tjetër përveçse gishtërinjtë. I gjithë elementi i dorës përdoret, thoi janë bërë pjesë e imja një gjë e tillë”, ka thënë ai.

Kësaj here, ekspozitën e çel duke sjell atmosferën e studios së tij, me qëllim afrimin e shikuesit sa më afër ndjesive të procesit krijues.

Rrugëtimi  i “Ringjalljes” nis me këtë pikturë.

Ringjallja nuk vjen rastësisht po pas një situate të vështirë siç është pandemia. Kjo ka qenë më shumë personale por siç është dhe për syrin e publikut, përjetimi personal për secilin”, shprehet ai.

Në këndin më të ngarkuar  emocionalisht, ka varur edhe portretin e tij në fëmijëri.

Vertikalisht në pikturat e tij surealiste ka vënë femrën, frymëzim i lindur nga këto dy portrete.

Në këtë cikël, shfaqet i guximshëm dhe me dominancë të thellë të instiktit seksual. Qëllim i artit të tij është, të ndihmoj sadopak njeriun të kontrollojë nënvedijen.

Figura femrore vjen e zhbërë , por gjithnjë në dualizëm me mashkullin.

Shteg në fund, i lë ringjalljes, e cila përmbyllet me këtë tablo.

Amarildo Ruci me këtë cikël pikturash surealiste, mbron emancipimin dhe clirimin e qënies njerëzore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!