Piktor dhe skenograf/ Artisti nga Saranda: Kam hapur me dhjetëra ekspozita, vizatimet e para i realizova në moshën 5-vjeçare

schedule20:21 - 6 Janar, 2024

schedule 20:21 - 6 Janar, 2024

Talenti në pikturë e ka bërë të njohur në Sarandë, përtej saj e jashtë kufijve. Lefter Çeko ka një jetë që merret me art.

Kur realizoi vizatimet e para ishte vetëm 5 vjeç dhe jetonte në Kostar, një fshat i largët i Delvinës. Dhuntinë ja dalloi mësuesi i pikturës gjatë shkollës 9-vjeçare.

“Fati i madh për mua, ka qenë një mësues piktor, me arsaim të lartë, atje ka parë dhuntitë e mia, që unë vizatoja bukur.”

Mandej do të fitonte cdo konkurs padyshim edhe të drejtën për të studiuar në lice.

“Unë mora pjesë në konkursin që u zhvillua në qytetin e Sarandës, me rreth 40 nënës. Nga 40 nxënës, 3 veta u zgjodhëm nga komisioni dhe vajtëm në konkursin kombëtar për Liceun Artistik të pikturës”.

Talentin e ka shfaqur edhe në skenografi.

Ka qenë për 30 vjet arkitekti dhe ideatori i skenave që nga qyteti i Sarandës deri në Përmet e më tej në Tepelenë, Gjirokastër e në Teatrin Popullor ku ka punuar me njerëz pasionat si Agim Zajmi skenograf, Birçe Hasko regjisor, Fatos Haxhiraj.

Që nga mosha e fëmijërisë e dëri më sot që ka kaluar të gjashtëdhjetat, numëron me dhjetëra ekspozita. Më shumë se ideja për të shitur piktura, ajo që e nxit është shkëmbimi i punimeve mes kolegësh dhe verifikimi i punës së kryer.

“Sidomos pas viteve ’90, që u hapën kufijtë dhe patëm mundësi të lëviznim jashtë vendit, në Greqi, Itali, erdhi momenti që ne të çelnim ekspozita nëpër vijën e parë të buzës së detit në shëtitore, në sallat e muzeut, në lokale të ndryshme.

Prej vitesh drejton galerinë e arteve në Sarandë pjesë e muzeut të traditës.

Gjatë 11 viteve që prej çeljes së galerisë në Sarandë janë organizuar mbi 60 ekspozita me rreth 5500 vepra të ekspozuara ndërsa fondi i galerisë po shkon në 300 vepra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!