Piketohet pasuesi i Suarez, Barcelona e gjen në Serie A

schedule17:11 - 22 Tetor, 2019

schedule 17:11 - 22 Tetor, 2019

Luis Suarez feston 33-vjetorin e lindjes janarin e ardhshëm. Uruguaiani mbetet një nga sulmuesit më të mirë në planet, por nuk premton edhe shumë sezone në nivele të larta. Barcelona po monitoron prej kohësh për zëvendësuesin e tij, por nuk dëshiron të nxitohet.

Gjithsesi, kampionët e Spanjës kanë një lojtar të preferuar. Calciomercato raporton se dëshira e madhe quhet Lautaro Martinez. Argjentinasi po bën mirë me Interin dhe deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar pesë gola mes kampionatit dhe Champions League.

22-vjeçarit i mjaftuan dy minuta për të gjetur golin në përballjen Barcelona-Inter. Ai ka një kontratë deri në vitin 2021 me zikaltrit dhe klauzola e largimit është 111 milionë euro. Interi po punon për t’i dhuruar një rinovim edhe për tre vite të tjera dhe shpreson që të vendosë një klauzolë prej 150-200 milionë eurosh. /abcnews.al

Martinez duke festuar golin e shënuar në Camp Nou