Pikëllimi i madh i gruas së Bryant, çfarë ndodhi pasi mori vesh lajmin

schedule13:43 - 27 Janar, 2020

schedule 13:43 - 27 Janar, 2020

Të gjithë janë prekur nga humbja tragjike e Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare, por situatën më të rëndë e ka përjetuar gruaja e ish-basketbollistit legjendar. Vanessa Laine Bryant e ka pritur shumë keq lajmin e kobshëm dhe është dashur ndërhyrja e mjekëve për ta qetësuar disi.

Hollywoodlife raporton se bashkëshortja e Bryant është totalisht e dërrmuar dhe ka humbur kontrollin kur ka marrë vesh humbjen e burrit dhe vajzës, Gianna Marie-Onore Bryant. Disa mjekë po e mbajnë nën vëzhgim në këto momente të vështira.

Vanessa u martua me Kobe në vitin 2001 dhe kanë katër fëmijë së bashku, të katra vajza: Natalia Diamante Bryant, Bianka Bella Bryant, Gianna Marie-Onore Bryant dhe Capri Kobe Bryant. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!