Pikë ndërkufitare “One stop shop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

schedule16:22 - 18 Shtator, 2019

schedule 16:22 - 18 Shtator, 2019

Zyra të përbashkëta me një ndalesë pritet të ngrihen në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nisma mes dy vendeve ndërmerret për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe udhëtarëve më qëllim shkurtimin e kohës së qëndrimit në kufi.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe homologu maqedonas Kreshnik Bekteshi zhvilluan një takim ku ranë dakord për krijimin e grupeve të përbashkëta të punës.

Një tjetër çështje e diskutuar mes dy ministrave ishte orientimi i politikave të përbashkëta për të tërhequr investimet e huaja. Ndërkohë, Rruga e Arbrit sipas Denajt dhe Bekteshit është një mundësi më shumë për të nxitur bashkëpunimin mes dy vendeve./ABC News Albania 24/7