Pikantet e Grupit A, historia favorizon Italinë

schedule19:29 - 30 Nëntor, 2019

schedule 19:29 - 30 Nëntor, 2019

Grupi A në Euro 2020 do të përbëhet nga Turqia, Italia, Uellsi dhe Zvicra. Ky grup, është shumë delikat dhe të katër kombëtaret kanë mundësitë e tyre për t’u kualifikuar. Megjithatë, favorite po konsiderohet Italia, për shkak të historikut dhe ndeshjeve kualifikuese që Axurrët bënë, duke marrë 10 fitore në 10 takime.

Trajneri Roberto Mancini është një ndër më të mirët në botë, ndërsa lojtari kyç i Axurrëve pritet të jetë Marco Verratti. Mesfushori i PSG-së mendohet të jetë njeriu që do të jetë shtylla e kombëtares italiane. Ndërsa Donnarumma pritet të ketë një fanellë titullari në Euro 2020 dhe ky kompeticion mund të jetë piedestal për të.

Te Turqia, njeriu kyç do të jetë sulmuesi i Everton, Cenk Tosun. Edhe pse nuk po kalon një moment të mirë në Premier League, bomberi ka treguar se para porte di të shënojë rregullisht. Ndërsa lojtari që mund të shpërthejë, është mbrojtësi i talentuar i Juventusit, Merih Demiral.

Tek Uellsi dihet kush do të jetë lojtari kyç. Gareth Bale, edhe pse tashmë 30 vjeç, është ende një ndër më të mirët në botë dhe padiskutim lideri i Uellsit. Lojtari për tu ndjekur? Daniel James, ylli i Manchester United që po i mahnit të gjithë, edhe pse është ende vetëm 22 vjeç.

Te Zvicra, Granit Xhaka pritet të jetë si gjithmonë lideri i kombëtares. Mesfushori me origjinë shqiptare do të jetë shtylla dhe kapiteni i ekipit. Ndërsa Breel Embolo, sulmuesi i talentuar, do të jetë lojtari për t’u ndjekur.