Pikantet e aktit të shtatë, pse është java e herëve të para në Superiore

schedule09:19 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 09:19 - 10 Dhjetor, 2020

Ditën e djeshme u luajtën të gjithë ndeshjet e javës së shtatë të Kategorisë Superiore, teksa pati edhe “herë të para” për protagonistët e këtij akti.

Tirana arriti të fitojë me shifrat minimale 1-0 ndaj Laçit, falë asaj “perle” të Bathës nga jashtë zone, që gjeti edhe golin e parë në Superiore në këtë sezon. Të shkuarin e përfundoi me dhjetë rrjeta të tundura.

 

Jo vetëm kaq, sepse Laçi ishte shumë pranë avantazhit në minutën e 35-të, kur Bekaj eklipsoi Nuabwezen nga pika e bardhë dhe ia priti penalltinë. Kjo ishte penalltia e parë e humbur nga Nuabweze që nga ardhja e tij te Laçi në nisje të sezonit të shkuar. Ai është gjuajtësi i parë i penalltive dhe deri më tani i kishte nderuar bardhezinjtë nga 11 metrat.

 

Vllaznia arriti të fitojë pastër dje me shifrat 0-3 në Kamzë ndaj Kastriotit. Skuadra e Ndreut nuk arriti t’u bëjë ballë kryesuesve dhe pësoi humbjen e parë në këtë edicion të Kategorisë Superiore. Krutanët janë të katërtët me 10 pikë.

Kishte humbje të parë, por edhe fitore të parë. Skënderbeu i dhuroi një penallti në fund të ndeshjes Apolonisë dhe në të njëjtën kohë edhe fitoren e parë pas shtatë javësh në këtë rikthim në elitën e futbollit tonë. Fierakët me këtë triumf morën vendin e nëntë, duke lënë Bylisin në fund. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!