“Pika ime e dobët”, Albana Osmani surprizohet live, kush është djali që bëri të qajë moderatoren

schedule22:36 - 25 Nëntor, 2020

schedule 22:36 - 25 Nëntor, 2020

Moderatorja Albana Osmani është surprizuar në rubrikën “Djemtë e jetës sime”, madje edhe përlotur kur ka parë videomesazhin.

Ka qenë nipi i saj, Henri që i ka dedikuar disa fjalë emocionuese nga Londra, ku ka shprehur hapur dashurinë ndaj tezes.

Albana je frymëzim për mua. Që kur kam qenë një djalë i vogël ke qenë shembull për mua dhe kam qenë shumë krenar për ty së fundmi, teksa ke publikuar librin tënd “Çika”, për fushatën “Unë jam një luledielli”. Je frymëzim për shumë fëmijë në botë. Të dua pa kushte nga thellësia e zemrës dhe të uroj pafund suksese për pjesën tjetër të jetës”, tha ai.

Ndërkohë, Albana e përlotur e ka falenderuar dhe ka treguar se është pika e saj e dobët, pasi edhe ngjajnë shumë.

Është Henri, është nipi im. E dua edhe unë shumë nga thellësia e zemrës sime. Është nipi im, është djali i motrës sime, Ermirës. Është një djalë i veçantë, i bekuar në çdo aspekt. Ai është shumë i talentuar dhe zoti i ka dhënë shumë dhurata. Jeton në Angli, është i lindur atje. Edhe ndaj shqipen e flet në fakt, po ka frikë se mos bën ndonjë gabim dhe nuk do që të bëj gabime, sepse është po aq patriot, edhe e do po aq shumë Shqipërinë. Që të vogël, të gjithë i thonë, po sa i ngjan Albanës se unë jam tezja e tij. Është pika ime e dobët dhe mesazhi ishte shumë i bukur”, deklaroi Osmani. l.k/abcnews.al