“Pika e përbashkët, integrimi”/ Felaj-Zhupës: Nëse doni të luftoni korrupsionin, mbikqyrja duhet bërë bashkarisht

schedule20:52 - 30 Maj, 2024

schedule 20:52 - 30 Maj, 2024

Për deputeten e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, pika e përbashkët midis mazhorancës dhe opozitës duhet të jetë integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Në emisionin “Real Story”, Felaj iu drejtua deputetes demokrate, Ina Zhupa, se nëse opozita do që të luftohet fenomeni i korrupsionit, mbikqyrja duhet të bëhet nga të dyja palët.

Pjesë nga diskutimi

Ermonela Felaj: Pika e përbashkët është një dhe e vetme, integrimi evropian i vendit, i cili duhet të mbyllet brenda vitit 2030. Nuk ka më kohë për t’i thënë shqiptarëve, që prisni se do të hyjmë në Bashkimin Evropian. Gjërat që duhet të bëjmë janë të qarta dhe janë të përshkruara. Ne ftojmë që t’i bëjmë bashkë, t’i bëjmë në mënyrën më të mirë dhe të mos rrezikojmë këtë periudhë kohe që kemi në dispozicion, për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian të vendit. Kaq është. Nuk ka asgjë të fshehtë këtu dhe për të mos u kuptuar. Do e kisha vlerësuar mjaft thjesht edhe nëse merr pjesë në një proces analitik që ka të bëjë me mënyrën e funksionimit të çdo organi ligjzbatues sot. Nëse doni të luftoni fenomenin e korrupsionit, mbikëqyrjen duhet ta bëjmë bashkë.

Ina Zhupa: Unë nuk jam kundër institucioneve, jam kundër personave që kanë bërë korrupsionin.

Ermonela Felaj: Nuk ka kuptim kjo mënyrë të arsyetuari.

Ina Zhupa: Kjo është mënyra. Kundër korrupsionit absolutisht, ligji është ai që ndan shapin nga sheqeri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!