Mauro Icardi është pjesë e PSG dhe po paraqitet mirë në kampionatin francez. Sulmuesi argjentinas do të duhet në verë se çfarë do të bëjë në të ardhmen, pasi klauzola për blerjen nga Interi varet nga dëshira e tij. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për faqen e klubit dhe tregon se sa e ka ndihmuar puna e bërë në akademinë e Barcelonës, para se t’i bashkohej skuadrës së Sampdorias në Itali.
“Kam mësuar shumë në aspektin taktik dhe teknik te Barcelona. Më ndihmoi shumë të përshtatesha në Itali dhe të kuptoja lojën. Të vlen shumë për mënyrën e lëvizjes në fushë. Në Itali nuk ishin mësuar me lëvizjet e mia. E gjithë kjo e zhvilloi inteligjencën time të lojës në fushën e blertë. Taktika dhe rritja në aspektin fizik kanë ndërtuar lojtarin që jam sot”, tregon Icardi, i cili mes të tjerash është shprehur se nuk ka qenë e vështirë të përshtatet te PSG.
Me francezët ai ka vendosur një rekord, duke shënuar 10 golat e parë më shpejt se kushdo më parë me fanellën e parizienëve. PSG e mbante rekordin dhe Icardi ndihet krenar që tashmë e ka thyer. “Nuk e dija këtë. Është krenari për mua ta bëj diçka të tillë dhe të bëj histori në një ekip si PSG.
Mundohem gjithmonë të jem i përgatitur dhe të jem një pikë pasimi për shokët e mi, duke lëvizur sikurse unë di. Ata mund të kenë mundësinë të pasojnë për një lojtar të mirë. Më pas në zonë sulmuesi duhet të shënojë gola. Unë jam gjithmonë gati dhe i përqendruar për të lëvizur sa më shpejt dhe për ta marrë topin menjëherë”, ka deklaruar Icardi. /abcnews.al