“Pierre Cardin” prezanton javën orientale

schedule16:42 - 27 Tetor, 2021

schedule 16:42 - 27 Tetor, 2021

Pierre Cardin në bashkëpunim me Prestige Home organizon per te pestin vit Javen Orientale. Me një panair unik dedikuar sixhadeve të punuara me dorë. Këto sixhade e kanë zanafillën e endjes rreth 2500 vite më parë. Drejtori i Gazmir Paja, tregon më tepër rreth cilësisë dhe vlerave që mbartin këto sixhade unike.

Imazhi i Pierre Cardin, Jonida Maliqi tregon eksperiencën e saj me këto produkte cilësore.

Sixhadet artizanale janë kryevepra të endura në pëlhurë që mbartin mijëra vite punë, vlera dhe histori për të treguar. Origjina e këtyre sixhadeve vjen nga Irani i sotëm (Persia e dikurshme), Afganistani, Turqia, India,Tibeti.Duhen 2 deri në 8 vjet që të përfundojë një sixhade nga 1-3 vajza te reja me shikim te mprehte si dhe gishta shume te holle.

Këto veçori i bëjnë sixhadet vepra arti të kushtueshme, dikur privilegj i aristokracisë ndërsa sot mund ti bëni tuajat për t’i dhënë çdo ambienti historinë e së shkuarës dhe sigurinë për dhjetëvjeçarët e së ardhmes.

Panairi i Javes Orientale do te zhvillohet nga data 26-31 Tetor ne hotel Mak Albania apo ish-Sheraton.