Aventura e Krzysztof Piatek te Milani zgjati vetëm një vit. Polaku shënoi dhe zhvilloi paraqitje të mira në fazën e dytë të sezonit të kaluar, teksa sezoni aktual u shoqërua me pak realizime dhe performanca aspak pozitive.
Ardhja e Zlatan Ibrahimovic i mbylli çdo hapësirë dhe 24-vjeçari u shit te Hertha Berlin. Piatek nuk i ka kursyer thumbimet për kuqezinjtë në një prononcim për Bild, teksa flet edhe për mikpritjen e tifozëve të rinj.
“Shënimi i golave është pasion dhe pritshmëritë janë të mëdha në Berlin. Tifozët ulërinin në qytet ‘Piatek, pum, pum, pum’. Ardhja e Ibrës më uli në pankinë? Është normale kjo gjë te Milani. Kuqezinjtë i ndryshojnë sulmuesit çdo vit, ndoshta është një zakon i tyre“, thekson Piatek. /abcnews.al